Bushati-Gentiloni: Brenda vitit mbledhja e përbashkët e qeverive
Bushati ka kërkuar një prani më të madhe të biznesit italian në Shqipëri dhe nënshkrimin e marrëveshjes për njohjen e pensioneve për qytetarët e dy shteteve
Gjatë vizitës zyrtarë që po zhvillon në Romë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar me homologun e tij Paolo Gentiloni, ku kanë diskutuar për çështje me interest ë përbashkët.
Bushati ka kërkuar një prani më të madhe të biznesit italian në Shqipëri dhe nënshkrimin e marrëveshjes për njohjen e pensioneve për qytetarët e dy shteteve.
“Ka ardhur momenti për një prani me të madhe të biznesit italian në vendin tonë, sidomos për praninë e kompanive të mëdha si dhe për investime italiane në sektorët strategjikë. Ndërkohë, është e nevojshme të mos humbim kohë për të konkretizuar gatishmërinë e qeverisë dhe angazhimin e Kryeministrit Renzi për njohjen e pensioneve si dhe për zgjidhjen e çështjes së taksës rrugore për auto transportuesit shqiptarë që udhëtojnë drejt Italisë", ka thënë Bushati.
Ministria Gentiloni nga ana e tij ka shprehur gatishmërinë e Italisë për të intensifikuar me tej marrëdhëniet dypalëshe si dhe e njohu Ministrin Bushati me vullnetin për organizimin brenda 1 viti të mbledhjes së parë të përbashkët mes dy qeverive tona, si një kontribut i veçantë i bashkëpunimit tonë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
