Bushati Mungesa e votes se fshehte prodhoi institucione nga gardhi i Berishes
Vota e fshehte dhe koha pa limit e diskutimit te kreut te ekzekutivit dhe ministrave jane dy pikat qe ndajne socialistet dhe demokratet. Deputeti i PS-se Ditmir Bushati ne intervisten per gazeten Shqip shprehet se mungesa e votes se fshehte dhe e procedurave demokratike per konstituimin e institucioneve kushtetuese eshte arsyeja themelore se perse jemi perballe nje demokracie parlamentare jofunksionale qe ka prodhuar institucione kushtetuese te cilat kane rene thuajse te gjitha nen gardhin e qeverise.
Pyetje Z. Bushati data 15 prill ishte afati i fundit i reformes parlamentare. Perfaqesuesit e PD ne grupin e punes per reformen parlamentare jane shprehur se puna ka perfunduar. A konsiderohet e mbyllur per PS reforma parlamentare
Puna per reformen parlamentare nuk mund te konsiderohet e mbyllur per sa kohe nuk kemi gjetur gjuhen e perbashket per ceshtje te nje rendesie thelbesore per mbarevajtjen e demokracise parlamentare sic jane 1 menyra dhe procedurat e votimit 2 respektimi i parimit te kontradiktoritetit koha proporcionale ne dispozicion te qeverise dhe opozites. Nderkohe qe kemi gjetur dakordesine ne lidhje me 1 nje rregullim me te mire te punes dhe perberjes se Konferences se Kryetareve 2 perfshirjes ne nje menyre me te strukturuar te grupeve te interesit ne procesin ligjvenes 3 forcimin e rolit te sekretariatit te buxhetit i cili do te merret me pergatitjen dhe mbikeqyrjen ne menyre periodike te shpenzimeve te gjitha strukturave te Kuvendit te Shqiperise 4 buxhetimin e aktivitetit te komisioneve parlamentare 5 forcimin e lidhjes ndermjet deputetit dhe te zgjedhesve.
Pyetje Si do te procedohet me dy ceshtjet per te cilat palet ndajne qendrime te ndryshme
Nuk preferoj ti lexoj ne menyre te thjeshtezuar si qendrime te ndryshme. Mendoj se rikthimi i votes se fshehte ne Kuvend dhe per me teper garantimi i sekretit te saj eshte i nje rendesie paresore jo vetem per suksesin e reformes parlamentare. Ajo eshte e lidhur ngushte edhe me permbushjen e Prioritetit 3 te identifikuar nga Komisioni Europian qe ka te beje me menyren se si konstituohen institucionet kushtetuese nepermjet nje procesi jo te politizuar sa me te besuar sa me transparent e sa me profesional. Mungesa e votes se fshehte dhe e procedurave demokratike per konstituimin e institucioneve kushtetuese eshte arsyeja themelore se perse jemi perballe nje demokracie parlamentare jofunksionale qe ka prodhuar institucione kushtetuese te cilat kane rene thuajse te gjitha nen gardhin e qeverise. Gjithnje e me teper dokumenti themeltar percudnohet pasi nga nje ndarje dhe balancim pushtetesh po kalohet dita-dites te perqendrimi i te gjitha pushteteve ne duart e udheheqesit te pagabueshem. Gjykata Kushtetuese ka vdekur per sa kohe interesi i saj nuk eshte mbrojtja e kushtetutshmerise se jetes publike por besnikeria ndaj pushtetit ne kembim te favoreve personale. Gjykata e Larte nga simbol i unifikimit te praktikes ligjore eshte transformuar ne nje institucion te cimentimit te kultures se pandeshkueshmerise ku gjyqtaret cmojne te behen pjese e debatit politik permes qendrimeve mediatike ne vend qe te japin drejtesi permes vendimmarrjes. Po kaq e rendesishme eshte edhe ceshtja e trajtimit proporcional te foltores se Kuvendit nga ana e qeverise dhe opozites. Sali Berisha eshte i vetmi Kryeminister ne planet qe mund te flase pa asnje kufizim kohor dhe perdor tribunen parlamentare ne funksion te axhendes se tij personale. Keto praktika te hidhura duhet te arkivohen ne rast se duam te flasim per nje permiresim cilesor te jetes parlamentare.
Cila eshte praktika e Parlamentit Europian per keto ceshtje duke qene se modeli i Rregullores se Parlamentit Europian eshte pike referimi per grupin e punes per reformen parlamentare
Rregullat dhe procedurat e Parlamentit Europian jane nje burim frymezimi per grupin e punes se reformes parlamentare. Rregullorja e PE eshte e qarte si kristali. Ne rastet kur votohet per individ gjithmone votimi eshte i fshehte. Edhe pse nje strukture sui generis ceshtja e debatit parlamentar ndermjet komisionit dhe grupimeve e strukturave parlamentare eshte e mirerregulluar ne PE. Ne fund te fundit Parlamenti ne cdo vend demokratik te botes eshte mexhlisi ku ballafaqohen pikepamjet e paleve.
Nisur nga precedenti i ndodhur dhe me votimin e fundit per anetarin e KLD-se a mendoni se Rregullorja duhet te percaktoje qarte proceduren dhe elementet perberes te fletes se votimit
Po. Ne si opozite kemi bere disa propozime qe synojne te garantojne fshehtesine e votes dhe mbi te gjitha integritetin e votimit. Por nga ana tjeter vlen te theksohet se cdo permiresim qe i behet jetes parlamentare do te ishte i manget nese nuk do te shoqerohej me nje zbatim korrekt te asaj cka ne do te shkruajme ne leter. Fryma e bashkepunimit dhe luajalitetit duhet te mbizoteroje kur vjen puna te menaxhimi i jetes parlamentare.
A mund te kerkohet nje shtyrje tjeter e afatit te grupit te punes apo jane shuar shpresat per arritjen e nje kompromisi mes mazhorances dhe opozites per realizimin e reformes parlamentare e cila perben edhe nje nga 12 prioritetet e BE
Te gjitha opsionet jane te mundshme. Por celesi i suksesit eshte vullneti politik dhe gatishmeria per ta kthyer Kuvendin nga nje institucion monokratik ne nje platforme demokratike te perbashket.
var disqusshortname = gazetashqip var disqusidentifier = co-7bb48027e11fabddb2d7948039dc4b85 function var dsq = document.createElementscript dsq.type = text/javascript dsq.async = true dsq.src = http// - disqusshortname - .disqus.com/embed.js document.getElementsByTagNamehead0 document.getElementsByTagNamebody0.appendChilddsq LAJMI FUNDIT PDIU reagon pas ndalimit te gjyqtareve Te kerkohet llogari nga shteti grek veprim i ulet 8 ore me pare ... Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet ka reaguar sot ne lidhje ... Gjiknuri Reforma zgjedhore mbyllet brenda ketij muaji 8 ore me pare ... Bashkekryetari i komisionit te Reformes Zgjedhore perfaqesuesi socialist Damian Gjiknuri ... Rama-Berishes Hiq postbllokun e korrupsionit nga interkonjeksioni me Kosoven 9 ore me pare ... Kryetari i Partise Socialiste ka reaguar diten e sotme permes ... Koncesionet Berisha Perpjekjet e stilit mafioz nuk i ndalojne dot 10 ore me pare ... Kryeministri Berisha e ka cilesuar proceduren e koncesionit si nje ... Haxhinasto ne Bruksel merr pjese ne Ministerialin e NATO-s 13 ore me pare ... Zevendeskryeministri dhe njeheresh ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ... Presidenca Kryeministri deklarata te papranueshme dhe anti-integruese 1 dite me pare ... Menjehere pas deklaratave te ashpra te leshuara nga kryeministri Berisha ...