E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Buxheti 2023/ Tabaku: I mangët! Nuk mbështet familjet në nevojë

Edhe pse sipas qeverisë, buxheti i 2023 adreson shtresat në nevojë, për deputeten e PD-së, Jorida Tabakun, ky buxhet nuk mbështet aspak këtë kategori.

Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku e konsideroi buxhetin të mangët, ndërsa theksoi se barra mbi supet e qytetarëve është rënduar, për shkak të rritjes “drastike” të çmimeve të produkteve të shportës.

“Projektbuxheti 2023 e gjen veten në kushte jo të favorshme. Sipas Eurostat, fuqia blerëse e shqiptarëve mbetet më e ulëta. Jemi vendi me rritjen më të ulët në të gjithë Rajonin. Kjo për shkak se ekonomia shqiptare është e dobët dhe e pafuqishme për të përballuar goditjen e ekonomike. Edhe pse qeveria për energjinë elektrike ka vendosur në dispozicion sipas saj 100 mln euro për vitin 2022, prap shqiptarët shohin me sytë nga ekrani me shpresën që qeveria të shtyjë vendimin për fashat dhe për rritjen e energjisë. Mishi sot është thuajse 15% më shtrenjtë se sa një vit më parë, produktet e bulmetit dhe qumështit janë shtrenjtuar me thuajse 25% në raport me një vit më parë, ndërsa vezët dhe yndyra me thuajse 30%. Pra peshën kryesore të rritjes së çmimeve e ka shporta e produkteve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, çdo produkt që shqiptarët blejnë përditë në marketet e lagjeve për të konsumuar në tavolinën e tyre. Para se ta votoni këtë buxhet që nuk jep asnjë zgjidhje uluni dhe bëjini llogaritë me shqiptarët. Mos i hapni rrugën një buxheti të mangët”, u shpreh Tabaku.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›