E Enjte, 5 Nëntor 2026

Buxheti 2025, Berisha: Përjashton vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se buxheti i vitit 2025 është buxheti i vjedhjeve më të mëdha në historinë e Shqipërisë.

Berisha kritikoi qeverinë për keqpërdorimin e fondit prej 8 miliardë eurosh, duke theksuar se në vend të rritjes së rrogave dhe pensioneve, këto fonde do të shkojnë për projekte korruptive, veçanërisht në infrastrukturë.

Sipas tij, ndërtimi i rrugëve dhe projekteve të tjera publike në Shqipëri realizohet me kosto shumë më të larta sesa në vendet e tjera të BE-së, si Kroacia, duke pretenduar se vidhen deri në 90% të investimeve.

Berisha, ai u shprehu vendosmërinë për vazhdimin e mosbindjes civile dhe protestave kundër qeverisë.

Ai theksoi se protestat do të intensifikohen, duke mos u shuar, dhe paralajmëroi qëndrimin e tij të palëkundur për largimin e Edi Ramës nga pushteti, krijimin e një qeverie teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira.

Kreu i PD-së theksoi se nuk mund të ketë një qeveri teknike me Ramën kryeministër.

“Ne kemi përpara një armik të votës së lirë, Edi Rama, dhe ne do përdorim të gjitha mjetet e mosbindjes civile për largimin e tij, në mënyrë që shqiptarët të votojnë të lirë”, u shpreh Berisha.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›