E Martë, 3 Nëntor 2026

Buxheti i 2024/ Gogu : Fatkeqësi që halli i një njeriu të vetëm ka marr peng opozitën. Mazhoranca në 7 dhjetor do votojë buxhetin nen për nen

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu e ka quajtur fatkeqësi sjelljen e opozitës sot në Parlament, dhe po mbahet peng nga Sali Berisha.

Sipas tij, është fatkeqësi që halli i një njeriu të vetëm ka marr peng gjithë opozitën.

I ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, Gogu tha se opozita e sotme fatkeqësisht nuk ndahet nga kultura e dhunës dhe së fundmi kjo sjellje ka ardhur dhe në Parlament.

“Behet fjalë për një kulturë dhune që fatkeqësisht është sjell në Kuvendin e Shqipërisë dhe fatkeqësisht opozita nuk po ndahet dot nga kjo situatë pa kauzë”.

Për deputetin e mazhorancës pretendimet e opozitës nuk qëndrojnë sepse mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese dhe në varësi të vendimit, të ngrejnë opozitarizmin.

“Pretendimet e kësaj opozite që mbështet Berishë nuk mbështeten në kauza konkrete sepse mazhoranca ka dhënë gjithmonë dakordësi për ngritjen e komisioneve hetimore,sikur ka qenë Komisioni për hetimin e Zgjedhjeve dhe opozita e bojkotojë. Ngritëm Komisionin për inceneratorët dhe deputetët e opozitës nuk bënë asnjë përmirësim në ligjin që rregullon veprimtarinë e inceneratorëve  apo në kontrollin që parlamenti bënë mbi Qeverinë”.

“Sot ne kaluam në parim buxhetin dhe në 7 dhjetor do zhvillojmë seancën e radhës për ta kaluar  nen për nen”, u shpreh deputeti Gogu.

/rtsh.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›