E Enjte, 5 Nëntor 2026

Buxheti i 2025/ Adrian Civici: Më i madhi ndonjëherë, të luftohet informaliteti pasi krijon ‘gropë në ekonomi’

TIRANË– Arka e Shtetit parashikohet të mbledhë më shumë të ardhura gjatë vitit që vjen si rezultat e miradministrimit. Në total parashikohet që të arkëtohen gjithsej 754 miliardë lekë  të ardhura .

Ministria e Financave parashikon se vetëm nga lufta ndaj nëndekarimit të pagave priten të rriten me 15 miliardë lekë të ardhurat në vitin që vjen.

Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici, i ftuar në “Money Report” tha se buxheti i 2025 është më i madhi që është prezantuar ndonjëherë në Shqipëri.

“Përveçse është buxheti më i madh në përmasat që ka. Buxheti nuk është çështje shifrash apo për qindje, por çështja reflektimesh të politikave që ndërmerren. Buxheti në vetvete jep zgjidhje nëpërmjet garantimeve të financimeve të strategjive të zhvillimit. Vazhdon të ngelet prioritet, sidomos rritja e pagave, në sektorin arsim dhe shëndetësi dhe ajo që është më e diskutueshme ka të bëjë me masën e financimeve të pensioneve dhe të gjithë elementeve të tjerë, që kanë të bëjnë me mbrojtjen shtresave sociale”, tha ai.

Ai shtoi se një fokus të veçantë i duhet kushtuar luftës kundër informalitetit.

“Në çdo buxhet, të paktën në vitet e fundit, reflektohet premtimi dhe angazhimi i qeverisë për reduktimin e informalitetin dhe përmirësimin fiskal. Ky fenomen duhet të luftohet, sepse e gërryen ekonominë dhe buxhetin dhe krijon gropë”, tha ai./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›