Buxheti i Tiranes. LSI: Vota kunder

Pak ore perpara seances, keshilltaret e LSI-se kane kerkuar nga kreu i bashkise detajim te projektbuxhetit. Zonja Monika Kryemadhi, ka zgjedhur sheshin “Skenderbej” per te dhene qendrimin per buxhetin dhe per t’ju kunderpergjigjur akuzave te bashkise.
“Ky oborr prej 10 vitesh nuk eshte rikonstruktuar asnjehere nga fillimi deri ne fund. I kerkojme bashkise te marre parasysh kerkesat e keshilltareve, pasi parate e qytetareve te Tiranes, nuk mund te shperdorohen”, u shpreh Kryemadhi.
Nga ana e saj, levizja Mjaft ka kerkuar qe anetaret e Keshillit Bashkiak te miratojne buxhetin, i cili eshte ne sherbim te qytetareve dhe jo te politikaneve.
Ne mbledhjen e mbasdites, Keshilli Bashkiak do te diskutoje ne parim buxhetin qe nuk eshte votuar dy here nga anetaret e keshillit bashkiak te LSI-se dhe PD-se.