E Hënë, 2 Nëntor 2026

Buxheti i Tiranës votohet të enjten, këshilltarët e majtë takohen paraprakisht me Manastirliun

Të enjten në orën 12:00 Bashkia e Tiranës pritet të kalojë këshillë bashkiak buxhetin 2026, por para se ta miratojnë, burime për A2 CNN bëjnë me dije se sot në orën 18:00 Ogerta Manastirliu mbledh këshilltarët e majtë në selinë e PS pikërisht për të diskutuar për buxhetin.

Manastirliu u zgjodh kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, pasi këshilli bashkiak propozoi shkarkimin e kryetarit Erion Veliaj. Por edhe pse propozimi u miratua nga Këshilli i Ministrave, Gjykata Kushtetuese ktheu në detyrë Veliajn, duke shfuqizuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në kryeqytet.

Megjithatë, në javët e fundit Manastirliu, e cila është deputete e PS, ka marrë pjesë në takimet e zhvilluara në Tiranë për buxhetin dhe është konfirmuar si kandidate e socialistëve në çdo moment që do të zhvillohen zgjedhjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›