E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti i bashkise mepak leke per te majtet

Te tjera rreth shkrimit Rishperndarja e parave te 2011 TIRANE- Kreu i keshilltareve Socialiste e ka konsideruar shperndarjen e buxhetit si me prapavije politike ku sipas tij njesite bashkiake qe drejtohen nga socialistet kane marre fonde minimale. Ai ka akuzuar bashkine edhe per faturat e ujit te pijshem qe renduan xhepat e kategorive ne nevoje dhe i kane kerkuar Bashes qe te mos ngreje zerin vetem per cmimin e portokallit por edhe per faturat e kripura qe u vijne qytetareve. Nderkohe qe Basha ka deklaruar se ketu nuk behet fjale per ndarje te buxhetit sipas bindjeve politike por sipas prioriteteve. Socialistet kane votuar kunder rishperndarjes se fondit prej 350 milione lekesh te gjetur ne thesar nga 2011 dhe kalimit te Ujesjellesit ne varesi te bashkise projektvendime te cilat jane miratuar vetem me votat e PD-se. Nderkohe qe ne mbledhjen e djeshme eshte miratuar edhe edhe zmadhimi i kapitalit te Klubit te Futbollit Tirana sh.a. Ky vendim parashikon dhenien e nje shume prej 80 milione lekesh krijimi i nje qendre te re sociale Shtepia e Perbashket ne Laprake si dhe vendosja e pllakes perkujtimore ne banesen ku ka jetuar Artisti i Popullit Nder i Kombit Kadri Roshi. Ja disa nga debatet e mbledhjes se djeshme te keshillit bashkiak.
Lulzim Basha Aktualisht ne po punojme per te barazuar sasine e parave qe harxhojme per qytetin me ate qe harxhojme per bashkine me synimin qe ne fund te vitit te jete permbysur ky raport. Ashtu sic edhe e shikoni ne projektvendimet qe keni perpara ne synojme qe keto para te shkojne per shpronesimet ne bulevardin deri te Ura e Shkozes Faza e trete e rehabilitimit te varrezave publike te Sharra dhe Tufines sinjalistika ne shkolla qe ka ecur mire por qe duhet cuar me tej...
Me pas ka pasur nje debat mes Aldrin Dalipit dhe kryetarit te keshillit Bashkiak pasi Dalipi ka akuzuar per shkarkimet nga puna dhe vetem pas kesaj eshte kaluar serish ne rendin e dites...
Dalipi Edhe ne kete shtese buxheti kendveshtrimi eshte politik sepse tre njesi bashkiake te opozites qe jane 5 dhe 6 kane te njejten shifer te pandryshuar te buxhetit qe eshte me minimalja edhe pse keto te dyja jane nder njesite me te medha. Te 7 eshte bere nje manover duke i dhene buxheti me i ulet se njesite e tjera por i eshte dhene nje fond pak me i larte se keto dy njesi. Ketu jane disa perfaqesues te njesive bashkiake qe kane rezerva per buxhetin dhe trajtimit qe u eshte bere atyre ne raport me pergjegjesite. Ndaj vota jone per kete shtese buxheti eshte kunder
Poni Nuk po flasim per njesite bashkiake pasi atyre ka vite nuk u eshte dhene buxhet edhe per nje shtese fare te vogel nuk kalohej ne keshill. Sa per te krahasuar po marr njesine 7 sepse eshte 2.3 me 1.4 por duhet te perqendrohemi te rendi i dites sepse kjo i vjen ne ndihme qytetareve. Edhe kjo shtesa e buxhetit eshte po kaq e rendesishme pasi tregon qe nuk ka funksionuar mire buxheti i vjetshem. Mos realizim edhe te parashikimit te investimeve dhe nuk jane realizuar as te ardhurat nderkohe qe ketu vazhdohen te sillen projekte te detajuara dhe po perpiqemi qe ajo balance e prishur te zhduket. Ta zeme investimet e bera te Ali Demi jane bere para 7 vitesh dhe parate nuk jane dhene asnjehere.
Basha Ceshtja e buxhetit shtese nuk eshte ceshtje financash te gjetur papritur dhe te paharxhuara. Une po ju them se deklarata ime kur kam ardhur ka qene e vertete. Arka e bashkise ka qene bosh performanca fiskale ne vere ka qene e ulet. Nuk eshte thjesht problem i Lulzim Bashes. Kemi borxh 12 milione usd ne shpronesime te papaguara dhe 8 mln euro ne gjyqe te fituara dhe fatura te papaguara dhe nuk eshte se papritur po gjejme puse me para. Keto jane nga faturat e mbledhura dhe menaxhim te mire te bera ne 6-mujorin e dyte jo pa sforco. Natyrisht ne synojme te fillojme te avancojme me larjen e borxheve qe jane pale te treta shumica qytetare te Tiranes. Shumica per shpronesime nga bulevardi Bajram Curri deri te Ali Demi te zona qe njihet pertej Brrylit e nisur me 2003 e stopuar me 2004 nga ministria e Transportit do te kete nje shume parash per shpronesimet e familjeve dhe hapim rrugen per vazhdimin e projektit. Sa i perket ceshtjes tjeter ska dhe nuk do te kete diskriminim te minibashkive mbi baza politike sepse asnje minibashki ska vetem socialiste dhe asnje nuk ka vetem demokrate. Une si ndertoj parimet e mia mbi mllefe dhe mbi siglen e partise por mbi projekte konkrete.
Dalipi Ju degjova me vemendje por nuk morem nje pergjigje per problemet qe ne ngritem. Eshte mbarevajtja e pergjithshme transparence nuk ka qofte edhe me faturat e ujit cohet e i le disa fatura mbi tavoline
Basha Keni te gjithe hapesiren e plote per te siguruar transparencen natyrisht qe kjo do pjesemarrje dhe kjo pjesemarrje nuk duhet pare si nenshtrim i opozites por si nje akt bashkepunimi. Dhe meqe ju e permendet une ju falenderoj per denoncimin e faturave te pastrimit. Faturimi i tepert ka ardhur pasi listat nga minibashkite kane ardhur me vonese. E kemi marre kete pergjegjesi dhe brenda dates 5 mars te gjitha familjet qe jane faturuar teper ne muajin ne vijim do te faturohen minus shumen e tepert dua tju falenderoj se ngritet nje shqetesim konkret per nje problem konkret. Per problemet imagjinare une do te preferoja te mos harxhojme kohen e njeri-tjetrit. Asnje printim imagjinar nuk do ta zhbeje vendosmerine time megjithese kete vendosmeri nuk do ta pelqejne as nje pjese prej jush dhe as nje pjese e bashkedemokrateve.
Dalipi Une kam pare veterane invalide pensioniste qe ishin ndeshkuar nga fatura e ujit. Ju e keni ngritur zerin ne lidhje me cmimin e protokolleve por se ngrini per faturat qe u vijne qytetaret. Ne kerkuam qe te nxirreshin edhe pergjegjesit. Eshte e pamundur edhe rasti i emertimeve politike. Edhe ne fund te fushes se Aviacionit inspektoret tuaj shkojne e kercenojne ata qe i quajne socialiste se do u nderpresin legalizimet madje bejne edhe politike me kanalizimet e ujerave te zeza.
Basha Nuk ka inspektore te mi por jane inspektore te bashkise. Nese kishit nje shqetesim konkret ju mund te me kontaktoni dhe une do te nderhyrjanese nuk e beni une atehere do ta konsideroj vetem demagogji. Une nuk jam in interesuar te gjej fajtoret por te gjej zgjidhje.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›