Buxheti i vitit elektoral sa fonde do te perfitojne bashkite dhe komunat
Pas publikimit te projektbuxhetit te vitit 2011 qeveria u ka ofruar me shume fonde bashkive dhe komunave te drejtuara nga maxhoranca sesa atyre qe drejtohen nga opozita ne vitin ku pritet te zhvillohen zgjedhjet elektorale. Ndonese PD-ja dhe aleatet kane me shume njesi vendore serish opozita kontrollon permes te zgjedhurve lokale me shume se 2/3 e popullsise se vendit. Duke iu referuar te dhenave te publikuara dje nga Ministria e Financave njesite e drejtuara nga opozita pritet te perfitojne rreth 50 milione euro ndersa ato te maxhorances mbi 53 milione euro. Nderkaq i gjithe fondi i planifikuar per tiu dhene bashkive dhe komunave per vitin ne vijim eshte rreth 134 milione dollare. Ne torten e ndare nga hartuesit e projektbuxhetit nuk eshte percaktuar ende se si do te veprohet me Fondin per Zhvillimin e Rajoneve i cili eshte rreth 3 miliarde leke. Ky fond ndahet sipas kritereve te cilat percaktohen nga projektet qe ofrojne ekipet qe drejtojne strukturat vendore.
Aktualisht opozita drejton 130 njesi vendore ndersa maxhoranca 229. Pjesa qe mbetet jane njesi te drejtuara nga te pavarurit. Por megjithese PD-ja dhe aleatet kane me shume komuna dhe bashki nen administrim PS-ja dhe aleatet kane njesite me te medha vendore. Socialistet drejtojne qytetet me te medha te vendit si Tirana Durresi Fieri Vlora Elbasani Korca apo Gjirokastra. Pra administratoret e zgjedhur lokale te PS-se menaxhojne fondet per me shume se 2/3 popullsise se te gjithe vendit. Planifikimi i bere ne draft-buxhetin e vitit 2011 nga qeveria tregon qarte nje orientim elektoral te fondeve duke mos marre ne konsiderate nje shperndarje buxheti sipas numrit te banoreve per cdo njesi vendore.
Me poshte jane te gjitha komunat dhe bashkite e vendit me informacionin perkrah per forcen politike qe drejton ne secilen prej tyre.
Para dy ditesh qeveria miratoi ne mbledhjen e radhes se Keshillit te Ministrave projektbuxhetin e vitit 2011. Tashme dokumenti do tiu nenshtrohet diskutimeve ne komisione dhe pritet qe deri ne fundin e ketij muaji te kaloje per miratim ne seance plenare ne Kuvend.
5 Nentor 2010