Buxheti i Partisë Demokratike ‘rrudhet’ me 1.1 milionë lekë brenda një viti
Demokratët çdo vit janë shtuar në numër, por jo të gjithë respektojnë pagesën e kuotizacionit. Në listën e anëtarësisë së PD-së çdo herë ka shtim të anëtarëve, por kohët e fundit është bërë e vështirë mbledhja e kuotave financiare, e cila është rritur nga 20 lekë që ishte vite më parë në 50 lekë për anëtarin e thjeshtë. Ndërsa për deputetët pagesa është 5 mijë lekë në muaj.
Mësohet se nga kuotat e deputetëve janë mbledhur vetëm 2.9 milionë lekë të ardhura, ndërsa nga anëtarësia e thjeshtë afro 1.5 milionë lekë. Shuma e siguruar nga kuotat e paguara nga deputetët është konsideruar më e ulët se ajo e një viti më parë, ku janë deklaruar plot 4.4 milionë lekë të ardhura nga ky zë. Duke ditur se shuma që paguan një deputet demokrat për kuotën e anëtarësisë është 5 mijë lekë në muaj, ka shumë raste kur vetë ata nuk i paguajnë rregullisht pagesat, ose i paguajnë në mënyrë të çrregullt.
Fushata e anëtarësimeve, e ndërmarrë gjatë vitit të fundit ka çuar në shtimin e radhëve të anëtarësisë së Partisë Demokratike. Në raportin vjetor të vitit të kaluar bëhet e qartë se deri në 31 dhjetor të vitit 2012 kishte plot 102 mijë anëtarë partie.
(Shkrimi i plote sot ne GazetaShqiptare)
(e.m/BalkanWeb)