E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti ne pikiate

Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se gjendja financiare e Qeverisë po përkeqësohet me shpejtësi. Në tre muajt e parë të vitit, të ardhurat e mbledhura në buxhet ishin në total vetëm 75.5 miliardë.

Kjo është shifra më e ulët që nga viti 2009, një fenomen me të cilin buxheti i shtetit nuk ështe përballur asnjëherë më parë. Sipas Ministrisë së Financave, krahasuar me vitin e kaluar të ardhurat në tremujorin e parë të këtij viti janë 3.8 për qind më të ulëta. Pasqyrat e detajuara financiare të Qeverisë tregojnë se ky përkeqësim i dedikohet kryesisht rënies së të ardhurave nga taksa bazë e konsumit, Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Sipas shifrave në tre muajt e parë të këtij viti të ardhurat nga TVSH ishin gati dhjetë për qind më të ulëta se një vit më parë. Rënia e shpejtë e të ardhurave po e detyron Qeverinë të rrisë fort huamarrjen e brendshme për të financuar shpenzimet e saj. Deri në mars Ministria e Financave ka marrë 189 milionë dollarë borxh. Kjo shifër është sa 67 për qind e gjithë planit vjetor për të cilin është autorizuar nga Parlamenti duke vënë në dyshim financimin e deficitit për pjesën e mbetur të vitit. Ekspertët thonë se rreziku që Qeveria të përfshihet nga një krizë financiare është i madh, jo vetem per shkak te renies ekonomike por edhe nga presionet elektroale mbi buxhetin e shtetit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›