Buzhala: Dialekti i Mallakastrës nuk e bënë Bujën të suksesshëm

Deputeti i PDK-së, Berat Buzhala përmes rrjetit social Facebook i është kundërpërgjigjur deklaratës së djeshme të ministrit Buja, i cili ka thënë se nuk dëshiron të komentoj deklaratat e shpifura të Buzhalës.
“Ministri Rame Buja as nuk ka pse me nderon, e as nuk ka pse me ofendon mua për gjendjen në arsim. Ai do te ishte mirë qe ta nderojë, ose ofendoj, qytetarin e Republikës se Kosovës duke i raportuar për gjendjen e arsimit. Nuk ka nevojë me raportu për ndërtim të shkollave, sepse një gjë të tillë fare lehtë do të mund ta bënte edhe ndonjë ministri me emrin për Rindërtim dhe Zhvillim. Nuk ka nevoje të mburret me rritje të pagave, sepse këtë argat do të mund ta bënte edhe Ministria e Financave. Pra, nuk është punë e Ministrit të Arsimit të merret as me rindërtim dhe zhvillim e as me rritje pagash”, ka thënë Buzhala.
Edhe një herë deputetit i PDK-së, berat Buzhala ka thënë se ministrit Buja është në konflikt klasik të interesit pasi qe jep mësim në institucione private arsimore.
“As nuk kam pas e as nuk kam ambicie të e zë pozitën e tij, e as të ndonjë ministri tjetër. Mirëpo vetëm fakti se një ministër i caktuar provon ta flas gjuhën shqipe me dialekt të Mallakastrës nuk e bën atë të suksesshëm’”, ka shkruar tutje deputeti Buzhala, duke paralajmëruar se nuk do ta lërë me kaq, por se shumë shpejtë do ti parashtroj disa pyetje ministrit Buja. /Indeksonline/