E Shtunë, 31 Tetor 2026

Byhler Kosova ka mbeshtetjen e KFOR-it


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Byhler, i cili përfundon së shpejti misionin në Kosovë.

Jahjaga e ka falënderuar gjeneralin Buhler për kontributin e tij për paqen dhe sigurinë në vend, në krye të forcave të KFOR-it. Ajo tha se mbështet fuqishëm luftën kundër krimit të organizuar dhe shuarjen e strukturave të paligjshme.

Gjenerali Erhard Byhler tha se Kosova do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it ndërsa është i bindur në të ardhmen e FSK-së.

Byhler: Nuk do ketë reduktim të trupave

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, Erhard Byhler ka deklaruar se pas tensionimit të situatës në veri të vendit, projekti për reduktimin e trupave ndërkombëtare është anuluar.

“Mendoj se nuk do të ketë reduktim të KosovaBisedimet, arrihen dy marrëveshje në Bruksel Policia e Kosovës hap konkurs për anëtarë të rinj Bisedimet, Thaci: Serbia të njohë vulat trupave në një të ardhme të afërt”, ka deklaruar pak dite me pare Byhler në një intervistë për agjencinë e lajmeve “AP”.

Misioni i NATO-s, i vendosur në Kosovë në vitin 1999, ishte parashikuar të reduktohej me 50 për qind të 5 mijë trupave të pranishme brenda këtij viti.

Por përplasja e dhunshme mes Kosovës dhe Serbisë për veriun ka bërë që Aleanca të ndryshojë planet dhe të sjellë në shtetin e ri përforcime nga Gjermania dhe Austria.

Pak ditë më parë, gjenerali gjerman deklaroi se KFOR është i gatshëm dhe në gjendje të përballet me të gjitha sfidat në Kosovë, të cilat sipas tij vijnë si pasojë e moszgjidhjes së cështjeve politike.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›