E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bylykbashi: Opozita në mosbindje civile, bllokojmë akset kryesore në gjithë vendin

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaroi sot se nuk do të ketë normalitet parlamentar dhe se opozita është në mosbindje civile.

Në një prononcim për mediet, pas përfundimit të seancës plenare, Bylykbashi foli dhe për protestën e ditës së nesërme të paralajmëruar nga opozita.

Sipas tij, do të bllokohen akset kryesore në të gjithë territorin e vendit.

“Nuk mund të ketë seancë normale të Parlamentit kur flitet për gjoja hallet e qytetarëve, ndërkohë që në Portin e Durrësit mbërritën 102 kontejnerë mbetje toksike. Të ikura nga porti me lejen e institucioneve. Duhet të ishin para drejtësisë i gjithë zinxhiri drejtues. Nuk mund të ketë normalitet kur zgjedhjet janë element farsë për të vulosur marrjen e pushtetit, ku krimi është kokë e këmbë në marrëveshje me qeverinë. Porti është vatra e krimit të organizuar me licensë nga Rama, me persona që e përfaqësojnë atë marrëdhënie kriminale, produkt i politikes që ndodh në Parlament, në këtë qeveri. Opozita në mosbindje civile, s’mund të ketë normalitet”, deklaroi Bylykbashi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›