E Shtunë, 31 Tetor 2026

Byroja, masa për Ballën dhe Tahirin

Byroja parlamentare përjashton për dy javë nga punimet e Kuvendit deputetin socialist Taulant Balla dhe tërheq vëmendjen deputetit tjetër Saimir Tahiri. Byroja e mbledhur menjëherë pas seancës plenare të ditës së enjte vendosi në unanimitet përjashtimin e Taulant Ballës nga punimet e Kuvendit. Vendimi është marrë për fyerje dhe fjalë të padenja në seancë. Duke argumentuar vendimin e saj byroja ka sjellë në vëmendje nenin 65 të rregullores. Megjithatë kjo masë ndëshkimore është paralajmëruar nga kryeparlamentaria Jozefina Topalli gjatë seancës.
Sipas deputetit Taulant Balla, kryetaria e Kuvendit duhet të mbajë të njëjtin standart edhe kur një fjalor të tillë e përdor kryeministri Berisha.
Deputeti Balla është ndëshkuar edhe tre herë të tjerë në legjislaturën e shkuar pas diskutimeve në Kuvendin e Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›