E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

CCIT Awards 2023 / Ministrja Kushi vlerësohet me çmimin special: Ua dedikoj të gjithë mësuesve

Gjatë ceremonisë CCIT Awards 2023, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u nderua me çmimin special nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, me motivin “Nxënia ka fuqinë të ndryshojë botën”, një dedikim special për fuqinë e dijes dhe punën në arsim.

Ministrja Kushi në fjalën e saj u shpreh se për këtë çmim merita e saj është fare-fare pak në krahasim me punën, përkushtimin, sakrificën e çdo mësuesi kudo në Shqipëri, çdo psikologu shkollor, çdo oficeri sigurie dhe çdo punonjësi social.

“Kështu që ky çmim shkon për të gjithë mësuesit kudo që janë. Duke i falënderuar me zemër për gjithçka që bëjnë për fëmijët tanë. Dhe padyshim shkon edhe për të gjithë kolegët e mi në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, të cilëve shpeshherë u kërkoj të punojnë deri vonë në mbrëmje dhe fundjavave, por që së bashku përmbushim një mision shumë fisnik dhe jemi shumë të nderuar, shumë krenarë,” –  u shpreh ministrja.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›