E Diel, 1 Nëntor 2026

CEFTA, diskutohet shkurtimi i kohës së pritjes për kamionët nga Mali i Zi në doganën e Hanit të Hotit

TIRANË, 17 tetor /ATSH/  Shkurtimi i kohës së pritjes dhe lehtësimi i kalimit të kamionëve nga Mali i Zi drejt Shqipërisë ishin në fokus të takimit të punonjësve të pikës doganore të Hanit të Hotit me ekspertët e CEFTA-s.

Sipas njoftimit të Doganës Shqiptare, gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë praktike për të përmirësuar procedurat kufitare, si dhe progresi i testimeve pilot për njohjen e kontrolleve doganore.

Kjo nismë synon të rrisë efikasitetin e procedurave, të shkurtojë kohën e pritjes së mjeteve të transportit dhe të ulë kostot për operatorët ekonomikë.

Administrata Doganore thekson se mbetet e angazhuar për lehtësimin e tregtisë së ligjshme dhe përmirësimin e shërbimeve në pikat e kalimit kufitar, në mbështetje të sipërmarrjes dhe shkëmbimeve tregtare.

CEFTA është marrëveshja e tregtisë së lirë në Evropën Qendrore dhe Juglindore, që synon lehtësimin e shkëmbimeve tregtare dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve pjesëmarrëse.

1 nga 2

/e.xh/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›