E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ Ja pse kerkojme rritje cmimi

Vetem kur te gjithe te paguajne faturen e energjise do te kete mundesi per ta ulur cmimin e saj. Ky eshte njeri nga argumentet qe drejtori i kompanise se shperndarjes CEZ jep per kerkesen per rritje cmimi. Sipas tij edhe niveli i larte i investimeve kerkon nje cmim te ri me te larte.

Ne kemi aplikuar per rritje cmimesh pasi marrim parasyshe nivelin e larte te investimeve qe ne aplikojme. Po ashtu arsye tjeter jane mjaft persona qe nuk jane lidhur fare ne rrjet apo qe nuk paguajne. Ne jemi komapni private dhe so te sillemi si e tille. Duhet te dine se vetem kur te paguajne te gjithe do te kete mundesi per te ulur cmimet. Sot ata qe paguajne japin para edhe per ata qe nuk paguajne tha Josef Hejsek drejtor i pergjithshem CEZ Shperndarje.

Perkunder ketij qendrimi ministri i Ekonomise i ka kerkuar drejtuesve te kesaj kompanie me shume transparence per cmimet. Ministria do te kerkoje me kembengulje transparencen e plote te shoqerise ne marredhenie me konsumatorin. Vecanerisht persa i perket sistemit te llogaritjes se cmimit menyres se faturimit dhe penalizimit te abuzimeve dhe marredhenieve me operatoret e tjere ne treg tha Ilir Meta minister i Ekonom dhe Energjetikes. Deklarimet e mesiperme u bene ne nje konference shtypi ku eshte lajmeruar ndryshimi i emrit te kompanise nga OSSH ne CEZ shperndarje.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›