E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ Shpërndarje jep garanci, bregdeti furnizim të plotë me energji gjatë sezonit

Sezoni turistik “Verë 2013″ do ta gjejë Ksamilin me energji elektrike të normalizuar. Premtimi është dhënë nga administrator i CEZ Shpërndarje Sahid Dollapi, gjatë fillimit të punimeve për linjën 20 Kwh, që pritet ti japë zgjidhje përfundimtare problemit të luhatjes së tensionit në këtë zonë.

Investimi i CEZ Shpërndarje në Ksamil kap vlerën e 1 milion dollarëve, ndërsa administratori Dollapi premton se ndërhyrjet do të vazhdojnë edhe në zona të tjera të vendit.

Luhatja e tensionit ka qënë për shumë kohë problem shqetësues për banorët dhe turistët gjatë verës në Ksamil. Gjatë sezonit turistik, tensioni varionte nga 90 – 100 kilovat, duke shkaktuar ndërprerje të energjise elektrike orë e pa orë dhe madje shpesh herë edhe në djegie të pajisjeve elektrike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›