E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ-i humb 200 mln euro ne Shqiperi

“CEZ rrezikon të humbase 200 milion euro nga investimi i dështuar në Shqipëri”. Kështu titullohet artikulli i radhës kushtuar krizës së sektorit energjitik në vendin tonë nga prestigjozja “Bloomberg”.

Gazeta ekonomike duke cituar zëdhënësen e kompanisë çeke në Pragë thotë se kompania rrezikon të humbë 102 milion euro, që është vlera me të cilën çekët blenë sektorin e shpërndarjes së energjisë në Shqipëri, plus 90 milion euro, që kompania thotë se i ka bërë investime në rrjet.

“Jemi duke ndërmarrë hapa e nevojshme në arbitrazhin ndërkombëtar dhe në këtë fazë nuk mund të themi se sa, apo nëse do të përfitojmë dicka nga largimi prej Shqipërisë. EnergjiaERE i heq licensën CEZ-it Sarandë, 11 fshatra pa energjiCEZ, nën administrimin e qeverisë Një ndër hapat tona do të jetë edhe garancia prej 60 milion eurosh të vendosura nga Banka Botërore në momentin që vendosëm të investojmë në Shqipëri”, citohet zëdhënësja e selisë qendrore të CEZ, Barbora Pulpanova.

“Bloomberg” thekson se të hënën, Enti Rregullator i Energjisë i hoqi licensën kompanisë pas disa muajsh konflikti në lidhje me pagesat dhe cmimet e energjisë. “Bloomberg” përmend se mjaft institucione shtetërore nuk paguajnë energjinë dhe se kompania çeke u detyrua të blejë energjinë me cmim më të lartë nga KESH, por u ndalua të rrisë cmimin e shitjes tek konsumatorët.

Situata në Shqipëri ka ndikuar në zhvlerësimin e aksioneve të kompanisë çeke në bursë, të cilat kanë rënë me 5.8 përqind vetëm brenda këtij viti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›