E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ ndërpret energjinë, banorët bllokojnë rrugën

Nga protestat e meparshme te banoreve ne nenstacionin elektrik

UPDATE- Ndërprerja e energjisë nga CEZ për debitorët e disa fshatrave të Kukësit ka bërë që banorët të bllokojnë aksin Kukës- Morinë, pjesë e të ashtuquajturës Rruga e Kombit.

Prej rreth 1 ore rruga vazhdon te jete e bllokuar, ndersa raportohet se rradhet e krijuara me makina jane kilometrike.

Raportohet se banoret jane te vendosur per te mos hapur rrugen deri ne kthimin e energjise.

Prej disa ditësh banorët, të cilët sipas CEZ janë debitorë po vuajnë mungesën e energjisë elektrike në shtëpitë e tyre. Pa energji janë fshatra te tri komunave, Tërthore, Shtiqën dhe Bicaj.

Nga bllokimi i autostrades disa muaj me pare

Më parë banorët kishin hyrë me forcë në nënstacionin elektrik duke bërë që të stakohej energjia edhe për qytetin e Kukësit. Më pas ata kanë dalë në rrugë, që është vetëm pak metra nga nënstacioni dhe e kanë bllokuar atë. Mesohet se policia eshte ne vendin e ngjarjes.

Prej kohësh CEZ ka ndërmarrë aksione me qëllim mbledhjen e faturave të papaguara të energjisë elektrike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›