CEZ njofton nderprerje dritash per tre jave

Monopoli privat i shpërndarjes së energjisë elektrike CEZ Shpërndarje, njoftoi të martën se do të ndërpresë furnizimin me drita për dy-tri orë në ditë për tre javët e ardhshme në disa lagje perëndimore dhe veriore të Tiranës si pasojë e disa punimeve në rrjet, bën të ditur gazeta ‘Shqip’.
“Për shkak të punimeve që po kryhen në nënstacionin Dinamo, për riparimin e një transformatori të djegur, do të ketë ndërprerje të alternuara të energjisë për disa zona të Tiranës,” – njoftoi CEZ.
Sipas kompanisë këto ndërprerje, që do të vazhdojnë deri nga mesi i Dhjetorit, 2011, do të jenë të alternuara dhe do të zgjasin 2-3 orë në ditë.
Zonat që do të preken nga ndërprerjet e alternuara të energjisë janë: një pjesë e Laprakës, një pjesë e Rrugës Jordan Misja, Kodër Kamëz, Paskuqan, Babrru dhe Bregu i Lumit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia HEC-et në privatizim vlejnë 300 milionë
Katër hidrocentralet që qeveria dëshiron të privatizojë për 100-150 milionë euro, mund të kushtojnë dy herë më shumë në rast se do të ndërtohen tani dhe kanë një jetëgjatësi prej së paku 250-300 vjet, bëjnë të ditur ekspertë të energjisë për “Shqip” duke kundërshtuar shitjen e një “pasurie kombëtare të pazëvendësueshme,” siç e konsiderojnë ata.
Samiti i vendeve të PABSEC-ut
Forumi i dytë i investitorëve të Detit të Zi, i cili mblodhi në Tiranë rreth 400 sipërmarrës të vendeve anëtare të Detit të Zi, të Turqisë dhe Shqipërisë, u konkretizua me dhjetra marrëveshje tregtare mes investitorësh. Biznesi, pa para edhe në 2012-ën
Partia Socialiste akuzoi qeverinë se nuk ka parashikuar shlyerjen e detyrimeve të papagaura ndaj biznesit as në buxhetin e vitit të ardhshëm. Papadhimos: Reforma për të mbetur në euro
Greqia duhet të nisë aplikimin e programit të reformave në mënyrë që të mund të vazhdojë qëndrimin në zonën e euros. Vendi drejt krizës energjitike
Shqipëria po shkon drejt një krize të rëndë energjitike, për shkak të thatësirës së zgjatur që ka shteruar rezervat ujore ne basenet e hidrocentraleve.
Lajmet kryesore
HEC-et në privatizim vlejnë 300 milionë
Kanë rëndësi strategjike, vlerësohen si “pasuri kombëtare”
Prifti: Me Metën dhëmb për dhëmb
Policia ndalon Likën e Ruçin
Familja e Konomit: Nuk po bëhet drejtësi
Doganat: Nuk i ndalojmë dot rishitjet