E Shtunë, 31 Tetor 2026

CIA: Ne, rol kyç në rrëzimin e lideritiranian, Mohammad Mossadeq

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } UASHINGTON - CIA ka publikuar dokumente, në të cilat pranon për herë të parë formalisht rolin e saj kyç në grushtin e shtetit të vitit 1953, pas të cilit u rrëzua kryeministri iranian, i zgjedhur në rrugë demokratike, Mohammad Mossadeq. 

Dokumentet u publikuan nga Arkiva e Sigurisë Kombëtare, në 60-vjetorin e grushtit të shtetit në Iran. Ato vijnë nga historia e brendshme e Iranit në CIA, nga mesi i viteve 1970.

Rolit të SHBA-ve në atë grusht shteti i janë referuar haptazi ish-Sekretarja e Shtetit të asaj kohe, Madeleine Albright, në vitin 2000, por edhe presidenti Barack Obama në fjalimin e 2009-s në Kajro.

Kjo përbën herën e parë, që CIA ka pranuar vet pjesën e rolit të luajtur në bashkëpunim me agjencinë e inteligjencës britanike, MI6.

Dokumentet janë marrë nga NSA, bazuar mbi Aktin e Lirisë së Informacionit.

Iranianët zgjodhën Mossadeq në 1951 dhe veprimi i parë i tij ishte rishtetëzimi i prodhimeve të naftës në vend, që kishte qenë nën kontrollin e Britanisë përmes Kompanisë Anglo-Persiane të Naftës, që më vonë u quajt “British Petroleum”.

Ky veprim ishte një burim shqetësimesh serioze për SHBA-të dhe Britaninë, që e shihnin naftën iraniane si një element kyç për rindërtimin ekonomik të tyre pas-lufte.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›