ÇIKLIZËM – Britaniku Simon Yates fitoi ”Giro d’Italia”-n që nisi nga Shqipëria

ROMË, 1 qershor /ATSH-ANSA/ – Britaniku Simon Yates fitoi sot me përmbysje ”Giro d’Italia”-n e tij të parë pas etapës XXI, e cila u fitua në një sprint nga shoku i tij i skuadrës, holandezi Olav Kooij.
Çiklisti i ekipit ”Visma-Lease”, i cili e kishte përmbysur ”Giro”-n një ditë më parë në Colle delle Finestre, përfundoi 3’56” përpara meksikanit Isaac del Toro dhe 4’43” sekonda përpara ekuadorianit, Richard Carapaz në renditjen e përgjithshme.
Edhe papa Leone XIV bekoi sot çiklistët, përpara etapës së fundit të ”Giro d’Italia”.
Papa përshëndeti pjesëmarrësit para fillimit të etapës 143 kilometrërshe, e cila filloi në Vatikan për t’i bërë homazh udhëheqësit të ri të Kishës Katolike dhe për t’i dhënë lamtumirën papa Françeskut, përpara se të hynte në garën zyrtare.
Para se të kalonte nëpër Vatikan, ”Fanella rozë”, Simon Yates dhe çiklistët e tjerë shtrënguan duart me papën, i cili në këmbim mori një fanellë rozë, të veshur tradicionalisht nga udhëheqësi i garës.
“Çiklizmi është shumë i rëndësishëm. Faleminderit për gjithçka që bëni. Shpresoj ta kujtoni gjithmonë rolin tuaj si një model për të tjerët. Jeni gjithmonë të mirëpritur këtu”, tha papa./ a.jor.