CNN: Bin Laden varroset në det. Myslimanët: Dhunim i Islamit
“Osama bin Laden eshte varrosur ne det”. Keshtu raporton Cnn online, duke cituar nje zyrtar amerikan, por pa i permendur emrin e duke i ruajtur aninomatin.
Sipas CNN kufoma e lideit te Al Kaides eshte trajtuar ne perputhje me traditen islamike. Nuk ka te dhena te tjera e as detaje rreth varrosjes se Bin Laden, perpos asaj qe citon CNN.
Nderkaq mediat e huaja transmetojne se kufoma u varros ne det pasi anje vend nuk mund ta merrte persiper.
Pas kesaj kane vershuar reagimet. “Kjo lloj varrosje është një dhunim i rëndë i Islamit”, thotë Mahmoud Ashour, i Akademisë së Kërkimeve Islamike në al Azhar, qendra më e madhe kërkimore sunite në Kajro.
“Zgjedhja e amerikanëve për të varrosur kufomën e Bin Ladenit në det është në kundërshtim me principet e islamizmit. Varrosja e të vdekurit në det bëhet vetëm nëse mjeti më të cilin lundron është shumë larg brigjeve dhe kufoma rrezikon të dekompozohet”, thote Abdel Mouti al-Bayoumi, nga grupi i kërkuesve në të njëjtën akademi.
Bin Laden mbeti i vrare me nje plumb ne koke, pasi gjate operacionit per kapjen e tij ai ka bere rezistence, pas te ciles forcat amerikane jane pergjigjur me zjarr.