COVID 19/ Rritet numri i rasteve të reja, dy humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar ditën e sotme se 1215 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID 19 në 24 orët e fundit në vend.
Në bilancin ditor raportohet gjithashtu edhe për dy humbje jete.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2623 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1215 qytetarë, në këto bashki:
617 në Tiranë, 121 në Durrës, 53 në Vlorë, 48 në Lushnje, nga 40 qytetarë në Shkodër, Kamëz, 33 në Sarandë, 30 në Fier, 24 në Krujë, 17 në Berat, 15 në Divjakë, nga 14 qytetarë në Himarë, Dimal, nga 13 qytetarë në Vorë, Mallakastër, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Kurbin, nga 11 qytetarë në Kavajë, Devoll, 10 në Patos, nga 7 qytetarë në Shijak, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kolonjë, Gramsh, nga 5 qytetarë në Roskovec, Tepelenë, Poliçan, 4 në Selenicë, nga 2 qytetarë në Kukës, Delvinë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Fushë Arrëz, Has, Rrogozhinë, Dibër, Libohovë, Dropull.
Janë 6,226 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Kavaja 45 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 84 vjeç.
Janë shëruar 646 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 279,649 që nga fillimi i epidemisë.Statistika (12 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 1215
Të shëruar në 24 orë 646
Të shtruar në spitale 27
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2623Testime totale 1,869,375
Raste pozitive 289,391
Raste të shëruara 279,649
Raste Aktive 6,226
Humbje jete 3,516Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,959
Durrës 468
Fier 418
Vlorë 365
Berat 185
Shkodër 190
Elbasan 179
Gjirokastër 143
Lezhë 132
Korçë 91
Dibër 65
Kukës 31