CR300- Ronaldo

Sot nuk ishte CR7. Ylli portugez i Real Madridit në ndeshjen ndaj Valencias ishte CR300. Crsitiano Ronaldo me dy golat e shënuara ndaj Valencias arriti në numrin e 300 golave me skuadrat e tij.
Më shumë se gjysmën e golave Ronaldo i ka shënuar me Real Madridin pas 3 viteve të kaluara te kjo skuadër. Në 174 ndeshje për Realin, Ronaldo ka shënuar 177 gola./Indeksonline/