E Hënë, 2 Nëntor 2026

CR7 një baba krenar, djali i tij grumbullohe me Portugalinë U15

Nga Cristiano te Cristiano Junior, te Portugalia dinastia Ronaldo do të vazhdojë.

Djali i madh i Cristiano Ronaldos është thirrur në ekipin kombëtar të Portugalisë U-15 për herë të parë për të luajtur në një turne ndërkombëtar në Kroaci. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga  Federata Portugeze e Futbollit (FPF).

Djali, i cili si babai i tij luan për klubin saudit Al-Nassr, fitoi përvojë edhe në ekipet e të rinjve të Manchester United dhe Juventus.

CR7, në llogarinë e tij në Instagram, publikoi njoftimin për shtyp dhe listën e lojtarëve të thirrur për Portugalinë U15 të shoqëruar me mesazhin: “Krenar për ty, bir”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›