E Shtunë, 31 Tetor 2026

CSKA-ja e Moskës shkruan historinë në Sevilje

Pas barazimit 1-1 në Rusi në ndeshjen e parë, skuadrës së Manolo Himenezit i mjaftonte një barazim pa gola për të prekur çerekfinalet. Por rusët treguan edhe një herë se jo rastësisht kanë arritur deri këtu. Necid kaloi CSKA-në në epërsi në minutën e 39-të, por avantazhi i miqve zgjati vetëm dy minuta.

Peroti barazpeshoi rezultatin, duke rifilluar sfidën nga e para. Por në minutën e dhjetë të pjesës së dytë është Keisuke Honda që shuan ëndrrën e spanjollëve për një vend në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Japonezi u ndihmua edhe nga gafa e portierit Palop, i cili nuk arriti të zotëronte topin e ardhur në duart e tij nga një goditje dënimi nga distanca.

Sevilja 1 – 2 CSKA Moska, (Peroti 40’ / Necid 38’, Honda 55’)

Sevilja (4-2-3-1): Palop; Stankevicius, Dragutinovic, Fazio, Fernando Navarro (75' Adriano); Renato (70' Negredo), Zokora; Jesus Navas, Perotti, Capèl (46' Kanoutè); Luis Fabiano. (Javi Varas, Duscher, Adriano, Escudè, Lolo). Trajner: Jimenez

Cska Moska (4-2-3-1): Akinfeev, V. Berezutski, A. Berezutski, Ignashevich, Schennikov; Aldonin, Semberas; Krasic (71' Odiah), Honda, Mark Gonzalez (87' Mamaev); Necid. (Chepchugov, Dzagoev, Guilherme, Rahimic, Oliseh). Trajner: Slutsky

Gjyqtar: Kassai (Hungari)

Kartonë të verdhë: A. Berezutski, Semberas (C)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›