E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Ca për brekët e ca për Pekët”, Baze: Çimi, i vetmi gazetar që ka arritur t’i marrë lekë Berishës

Gazetari Mero Baze ka ironizuar paralajmërimet e televizionit Syri se do të publikonte lidhjet e Olsi Ramës me televizionin ku punon Ylli Rakipi.

Çim Peka i cili paralajmëroi këtë denoncim përfundoi duke u justifikuar se sulmin e ka nxitur gazeta TemA.

Duke komentuar këtë tërheqje, Baze shkruan:

“Të vetmen meritë që duhet t’i njohim Çim Pekës është, se nga gjithë gazetarët që kanë punuar pro Berishës, është i vetmi që i ka marrë lek Berishës, madje aq shumë lekë sa Berisha nuk do të pranonte t’i merrte dikur, as ndonjë familjar i tij.

Kjo “meritë”, më shumë se sa tregon aftësinë e Çimit, tregon kush janë në të vërtet Berishët, nga i madhi tek i vogli.

Me sa duket, edhe kur vonon drejtësia për krimet, Zoti vendos një drejtësi për lekët e vjedhura.

Di kujt ja lë në dorë. Ca për brekët e ca për Pekët”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›