E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Çahet asfalti në disa segmente, bllokohet totalisht “Rruga e Arbrit”

Rruga e Arbrit është bllokuar totalisht dhe përkohësisht është e paaksesueshme nga automjetet. Shkak është bërë moti i keq që ka sjellë rrëshqitje dherash.

Raportohet se ka çarje të asfaltit në fshatin Fshat në Klos dhe rënie gurësh në segmentin e fshatit Plan i Bardhë në afërsi të Bulqizës.

Që nga paraditja e kësaj të premteje, Rruga e Arbrit u bë e vështirë për t’u përshkruar për shkak të reshjeve të dendura, por aktualisht është e gjitha e bllokuar totalisht. Aktualisht lëvizja bëhet nga aksi vjetër Bulqizë – Klos – Burrel – Milot.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›