E Shtunë, 31 Tetor 2026

Caktohen ekspertet e videos Meta-Prifti


Kolegji Penal i Gjykates së Lartë vendosi për ekspertët që do të verifikojnë sërish video-përgjimin e skandalit Meta-Prifti, që të tre specialistë shqiptarë në fushën e teknogjisë.

Te tre ekspertet vijne nga fusha akademike. Ardian Olli dhe Ermal Beqiri, jane pedagoge ne universitet dhe Artur Rrahmani vjen nga Qendra Shkencore e Shkembimit te Informacionit. Rrahmani ne fakt zevendesoi nje tjeter ekspert shume te njohur, Dritan Zoto, sepse sikurse theksoi prokurori Bujar Sheshi, ky specialist i ka shprehur pikepamjet e veta per videon Meta-Prifti ne nje artikull ne gazeten 'Shqip' e per rrjedhoje sipas ligjeve ne fuqi, ai nuk mund te behet pjese e ketij grupi.

Prokurori kerkoi gjithashtu nje kurrikulum per ekspertet, material i cili, sic u shpreh Kolegji, do t'u vihet ne dispozicion paleve. Pas kesaj, ne seancen e radhes, ne daten 27 shtator ekspertet do te betohen dhe gjykata me pas t'u caktoje detyrat, sikurse eshte e percaktuar ne Kodin e Procedures Penale. Ne fillim te procesit, prokurori Sheshi ju kthye serish nje pike shume delikate dhe te debatueshme ne kete proces, lidhur me radhen e marrjes se provave.

Prokurori u shpreh se gjykata duhet ta korrigjoje nje vendim te ndermjetem te dhene prej saj disa jave me pare, dhe te procedoje sic e percakton ligji, me radhen e provave te kerkuara nga prokuroria, sic eshte pyetja e deshmitareve, ku ne krye te listes eshte ish-ministri Dritan Prifti. Dhe me pas hetimi gjyqesor te vijoje me caktimin e eksperteve. Por Gjykata e Larte e rrezoi kete kerkese. E keshilluar ne vend, ajo u shpreh se nuk e sheh me vend ta rishikoje kete vendim. Sipas burimeve te sigurta, kur Gjykata e Larte u shpreh me vendim per radhen e marrjes se provave, gjyqtaret ishin te ndare ne vendimin e tyre.

Vete relatori i ceshtjes ne vendimin e ndermjetem eshte shprehur kunder pjeses tjeter ne vendim, me mendim pakice, duke thene konkretisht se shumica e ketij Kolegji Penal nuk ka mbajtur parasysh urdherimet e nenit 359 te Kodit te Procedures Penale, i cili qartesisht percakton se hetimi gjyqesor fillon dhe vijon me marrjen e provave te kerkuara nga prokurori dhe me pas me ato te mbrojtjes se te pandehurit. Por megjithe, kete mendim te pakices pra vetem me nje gjyqtar, Kolegji vendosi te procedoje ndryshe, pra jo sic thote Kodi i procedures penale, por sic kerkuan avokatet, te cilet ne fakt sipas ligjeve degjohen pas organit te akuzes.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Regjistrimi, BE: Me rëndësi për politikat ekonomike
Bashkimi Europian e konsideroi procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave, si të domosdoshëm dhe deklaroi se pikërisht për këtë arsye ka qenë mbështetësi kryesor edhe në anën financiare i këtij projekti. E çfarë rëndësie ka!
Edval Zoto - Në një shkrim të tijin, publicisti Irvi Hyka shtron pyetjen: “Sa shtete e kanë njohur Kosovën?” duke marrë shkas nga debati më i fundit mbi tërheqjen e njohjes së Kosovës nga ana e Guineja Bisaut dhe Gabonit. Europa dhe fantazma e Greqisë
Ilir Yzeiri - Para disa ditësh vizituan Shqipërinë ministri i Jashtëm italian dhe ministri i Jashtëm grek. Ata erdhën në Tiranë si politikanët më të lartë të Brukselit, që e njohin më mirë Shqipërinë dhe, duke qenë se janë fqinjët tanë historikë, kanë edhe interesat e tyre në rajonin e Ballkanit. Rrëzohet ndryshimi i kombësisë
Gjykata Kushtetuese rrëzoi dispozitat për ndryshimin e kombësisë, në ligjin për Gjendjen Civile.  "Regjistrimi, anti-kushtetues, tekë e Athinës"
“Basti im ka qenë ky; nëse në fund të procesit të Gjykatës Kushtetuese do të rezultojë që ndryshimi i kombësisë dhe manipulimi ka qenë kushtetues unë do të dorëzoj detyrën time”.

Lajmet kryesore

Rrëzohet ndryshimi i kombësisë
Aleanca Kuqezi: Fituam një tjetër sfidë
Doganierët vendosen në veri
OKB diskuton për Kosovën
Regjistrimi, BE: Me rëndësi për politikat ekonomike

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›