E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cameron Diaz, një 40-vjeçare seksi

Aktorja e famshme bjonde Cameron Diaz ka mbushur sot plot 40 vjeç.”Unë tashmë i arrita 40 vjet në jetën time. Dhe të jem e vjetër, ka qenë një gjë që e kam pëlqyer gjithmonë.” është shprehur ajo në një deklartë publike.

Ajo shprehet se të qënit seksi dhe e bukur, nuk është diçka që vjetërohet me kalimin e moshës. Përkundrazi, sipas Diaz plakja e bën njeriun të duket edhe më fisnik, pse jo edhe më të bukur.

Aktorja është lindur në San-Diego me një baba anglo-gjerman dhe një nënë kubano-amerikane.

Karrira e saj ka nisur si modele, deri sa ajo mori rolin e parë sëbashku me Jim Carry në filmin The Mask, në vitin 1994.

Që atëhërë karriera e saj ka shënuar vetëm arritje , dhe sot edhe pse 40 vjeçare Cameron Diaz renditet mes femrave me seksi në botë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›