E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: Tradhtarët larg kombëtares

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana nuk ndryshon mendimin e tij për futbolistët që dyshojnë të veshin fanelën kuqezi. Në një intervistë për mediat shqiptare, Cana tha se ata që dëshirojnë këtë fanelë, duhet ta ndjejnë e jo ta përdorin si trampolinë për karrierën e tyre.

"Mendimi im nuk ka ndryshuar. Ata që dëshirojnë të veshin fanelën kuqezi, duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre personale, duhet ta ndjejnë këtë fanelë e jo ta përdorin si trampolinë për karrierën e tyre. Në kombëtaren tonë nuk ka vend për tradhtarë. Ata që dyshojnë të bëjnë këtë gjë, më mirë mos të vijnë fare, ata që e duan Shqipërinë, janë të mirëpritur" deklaroi Cana./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›