E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana dhe Hyka debutojnë në Premier dhe Bundesligë

Madje e ka nisur me këmbë të mbarë, sepse ka qenë titullar për të tijtë, por edhe ka fituar në transfertë, në fushën e Boltonit 1-0.

Po kështu, të shtunën ka debutuar edhe Jahmir Hyka në Bundesligë, pikërisht në javën e dytë të saj, kur Mainzi ka barazuar në transfertë me Hanoverin 1-1.

Në radhët e vendasve ka munguar Altin Lala, i cili është i dëmtuar, kështu që trajneri Josip Kuzhe, i pranishëm në këtë ndeshje, ka mundur të shohë vetëm shtatshkurtërin Hyka, që ka hyrë në lojë në minutën e 72-të të ndeshjes, si zëvendësues.

Ndërkohë, në radhët e Hanoverit është aktivizuar një tjetër shqiptar nga Kosova, Valdet Rama.

Në javën e dytë të Bundesligës e ka shkruar emrin e tij si golashënues edhe një tjetër shqiptar i Kosovës, i zhvendosur prej kohësh në Zvicër, por tashmë pjesë e Bundesligës me Nurnbergun, Albert Bunjaku.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›