Cana kthehet titullar dhe magjeps Rajkardin
TIRANE-U ble me nje buje te madhe nga Sanderlendi por minutat ne fushe te Lorik Canes me fanelen e Gallatasarajit kane qene me pikatore. Aq sa kjo e detyroi mesfushorin kuqezi qe te mendonte largimin ne muajin janar. Por. Te dielen ne mbremje trajneri Frenk Rajkard i ka dhene serish besim futbollistit shqiptar ne ndeshjen me Instanbul Buyuksehir dhe ai ia shperbleu me nje loje fantastike. Madje edhe pse Milan Barosh shenoi 3 gola vleresimet per ishin te peraferta me te Canes. Mediat i kane thurur elozhe duke e quajtur te forcen e shtuar te skuadres se Stambollit nderkohe qe as trajneri Frenk Rajkard nuk eshte kursyer. Lorik Cana zhvilloi nje ndeshje shume te mire ishte nje tregues i qarte se ai eshte nje lojtar shume i rendesishem per ne deklaroi holandezi pas ndeshjes. Nderkohe vete Cana eshte shprehur teper i lumtur me lojen e tij. Stoli beri qe te bija pak moralisht por rikthimi ne 11-shen e pare ishte si nje doping per mua ka deklaruar Cana. Mediat turke shkruanin dje se rebelimi i lojtarit shqiptar ndaj teknikut ka sjelle aktivizimin e tij te cilin ato e kane vleresuar si te shkelqyer.
d.b/BalkanWeb
d.b/BalkanWeb