E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana me 8 shkurt ne fushe

Lorik Cana me shume gjasa do te rikthehet ne fushe me 8 shkurt, date qe perkon me ndeshjen e javes se 23-te te kampionatit francez kunder Bordose. Ky eshte nje lajm shume pozitiv per kombetaren kuqezi, duket se Ari Han do ta kete plotesisht te gatshem mesfushorin ne ndeshjen ndaj Maltes teksa ende nuk eshte konfirmuar prezenca e kapitenit Lala. Sipas faqes zyrtare te Olimpikut te Marsejes kjo do te varet edhe nga menyra se si do te ece rikuperimi i gjurit te kapitenit te klubit francez.
Cana u demtua ne ndeshjen e fundit te 2008 –tes kunder Nansi dhe nuk aktivizohet prej gati nje muaji.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›