E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana "ndeshkon" me gol ish-skuadren

Mesfushori dhe kapiteni i Marsejës, shqiptari Lorik Cana ka ndëshkuar ish skuadrën e tij Paris Sen Zhermen në ndeshjen kryesore të javës në kampionatin francez.

Sfida klasike mes parizienëve dhe ekipit marsejez u mbyll 1-3 për skuadrën e Canës i cili shënoi golin e tretë për miqtë. Zenden zhbllokoi rezultatin për miqtë ndërsa Zhyli barazoi përkohësisht.

 Më pas Kone’ dhe Lorik Cana që u ndihmua nga nëj devijim i dhanë suksesin Marsejës që tani merr vendin e dytë. Lioni rrezikon ambiciet për titullin pas humbjes 0-2 me skuadrën e Okserit në stadiumin “Garland”.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›