E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana tek Lacio, "Luftëtari" firmos kontaratë 5-vjeçare

Tashmë është edhe zyrtare, Lorik Cana duke nisur nga sezoni i ri do të jetë pjese e skuadrës së Lacios ashtu siç prashikohej. Faqia zyrtare e klubit Roman përcjell ketë lajm për të gjithë tifozat e klubit të tyre të cilët më në fund do të kenë luftëtarin e shumë kërkuar. Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme klubi i Gallatasararit dhe ai i Lacios kanë rënë më në fund dakord për shkëmbim e shumë përfolur Muslera-Cana. Portjeri Urugajan ka pranuar ofertën e skudrës turke duke i dhënë në ketë mënyrë dritën jeshile transferimit të Canës tek Lacio. Klubi i financuar nga Lotito do të përfitojë dhe tre milion euro plus kartonin e mesfushorit shqiptar. Legjendari më i famshëm në arenën europiane do të hedhë firmën e tij në një kontaratë pesë vjeçare nga ku do të përfitojë 1.7 milion euro në sezon. Lazio ishte më shumë se një tundim për Canën pasi pranoi një kontratë më të varfër, një skrificë ekonomike vetëm e vetëm për të qënë pjesë e një projekti të madh dhe më pranë popullit te tij si në hapësirë gjeografike por dhe mediatike. Përfundon në ketë mënyrë me një fund të lumtur ajo që mund të përkufizohet si një tenenovelë turko-shqiptare-italine. Prej kohësh Cana kishte shprehur dëshirën e tij për të veshur fanellën e Lacios kjo e kushtëzuar shumë dhe nga dashuria që tifozat e Lacios shfaqën karshi Canës, duke e vlerësuar Lorikun dhe si anti-Totti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›