E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana vlen 6 milionë euro, më i shtrenjti nga kombëtarja

Lorik Cana është futbollisti më i shtrenjtë nga ko mbëtarja shqiptare. Vlera e kartonit të kosovarit shkon në 6 milionë euro. Ky është përfundimi i një studimi, që ka publikuar listën e 500 futbollistëve të Europës. Në këtë listë janë 8 lojtarë të kombëtares shqiptare. Shuma që 29-vjeçari Lorik Cana përfiton çdo vit është 1.7 milionë euro. Pas Canës vjen Samir Ujkani, i cili vlerësohet 3 milionë euro, me një rrogë vjetore 350 mijë euro. Migjen Basha i Torinos e ka çmimin e kartonit 1.5 milionë euro, ndërsa rroga e tij arrin shifrën 300 mijë euro në sezon.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›