E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana zyrtarizon kalimin tek Sandërlandi

Lorik Cana del të enjten para mediave dhe tifozëve në Sandërland ku do të luajë në sezonin e ri futbollistik.
Nënshkrimi i 26 vjeçarit, është i treti këtë verë për menaxherin Steve Bruce, pas kontratave me Paulo Da Silva dhe Fraizer Campbell.

"Jam shumë i kënaqur që kam sjellë Lorikun në klub edhe prej numrit të klubeve që kanë shprehur interesin në blerjen e tij," tha Bruce.

"Ai sjell një eksperiencë të jashtëzakonshme si në klub ashtu edhe në nivel ndërkombëtar."

Përse Sunderland

Cana, ka luajtur 31 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë dhe ka qënë kapiteni i ekipit të Marsejës që zuri vendin e dytë në Ligën franceze, sezonin e fundit.

Agim Cana, i ati i mesfushorit shqiptar, ka qënë vetë ish futbollist i mirënjohur i Kosovës është aktualisht agjenti i Lorik Canës.

Ai tha vendimi për zgjedhjen ishte bërë pas takimit me menaxherin Steve Bruce.

Zoti Cana tha se i biri mendonte se Sandërlandi ishte aktualisht ishte ekipi më i përshtatshëm për të filluar karrierën në premierligën angleze.

start/bbc

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›