Canaj Gjyqtaret jane ende problem

Trajneri i Shkumbinit Agim Canaj u shpreh i merzitur per humbjen me Dinamon por me teper ishte i indinjuar me gjyqtaret te cilet sipas tij ndikuan ne dy momente qe mund kthenin ndeshjen nje penallti e pa dhene ne favor te peqinasve per nje faull te kapitenit te Dinamos Pisha ne dem te Mustafajt dhe per ne karton te kuq te pa dhene per Bakajn e Dinamos.
Canaj nje humbje minimale me Dinamon por me nje Shkumbin te rreshtuar mire ne fushe. Cila ishte strategjia e Canajt ne kete ndeshje duke qene se jeni nje njohes i mire i Dinamos
Ne pjesen e pare ndertuam nje vendosje te ekipit per ta kapur ne kundersulm Dinamon. Ashtu si u mbrojtem ne u mbrojt dhe kundershtari.
Kush e vendosi fatin e ndeshjes
Mendoj se ishin dy-tre momente kyce te pjeses se pare ku edhe mund te kalonim ne avantazh ashtu si dhe Dinamo me Bakajn ne nje moment pjesen e pare. Pjesa e dyte ishte dicka me e bukur. U munduam ta prisnim Dinamon ne gjysmefushen e saj duke mos i lene frymemarrje. Megjithate futbolli eshte me momente.
Gjate ndeshjes reaguat disa here duke dale nga bankina. A keni ndonje pretendim ndaj gjykimit
Dyluftimi i sulmuesit Mustafaj me mbrojtesin e Dinamos Pishen do te thosha se ishte nje moment kulmor qe mund te kthente ndeshjen ne favorin tone. Por edhe ndaj nderhyrjes se Bakajt kam dyshimet e mia. Megjithate ajo qe duhet thene se ne takim pati nje lufte burrerore pavaresisht se goli qe pesuam mund te evitohej nga mbrojtja dhe portieri. Patem dy mundesi te arta ne momentet kur mund ta barazonim rezultatin.
Sipas jush cili do te ishte rezultati me i drejte
Shkumbini erdhi ketu dhe mbase per te marre pike. Per mendimin tim barazimi do te ishte rezultati me i drejte.
A ju mohua nje penallti
Po. Momenti i kontaktit te Mustafajt me Pishen te pakten ne kendveshtrimin tim ishte i tille. E pashe qarte nga bankina. Mustafaj dominoi dhe ishte drejt portes. Nje perplasje nga kapiteni i Dinamos Pisha por gjyqtari nuk e dha ate. Jam i mendimit se arbitrat duhet te jene me te kujdesshem. Nuk mund te them gjera te tmerrshme per arbitrimin.
A ndjeni veten te demoralizuar
Eshte normale. Humbjet jane humbje. Jane te veshtira. Pasi ne keto jave te para nuk mund te vecojme skuadra qe mund ti mundesh lehte. Kjo eshte e rendesishme. Humbem ne Tirane por nuk ishim inferiore ndaj Dinamos. Kjo na ben optimiste qe ne ndeshjet e tjera te jemi me optimiste per te marre rezultate pozitive.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune 18 Shtator 2010