Cani: Vendimi i Bankës së Shqipërisë, i vonuar

Tiranë, 29 korrik, NOA, Rajmonda Lajthia - Banka e Shqipërisë ishte e vonuar në vendimarrjen e saj për të ulur normën e interesit për lekun.
Por jo vetëm. Një ulje e tillë është një veprim rutinë, i cili nuk do të ketë efektin e parashikuar, siç është shtimi i kreditimit, si dhe një lehtësim sadopak të këstit të kredive në lekë.
I këtij mendimi është ish- guvernatori i Bankës, Shkëlqim Cani, sipas të cilit lehtësimi i politikës monetare është një veprim tipik në kohë krize dhe se erdhi pas presionit të qeverisë.
Ne të gjithë e mbajmë mend presionin që qeveria bëri në drejtim të politikës monetare, ndaj jam i mendimit se një vendim i tillë është marrë nën presion- u shpreh Cani.
Sipas tij, një vendim i tillë është i vonuar.
Nëse do të ishte marrë një vendim i tillë gati dy vjet më parë, normat e interesit për bonot e thesarit, për kreditë, por edhe kostot në buxhet nuk do të ishin kaq të larta. Mbi të gjitha, vijon më tej argumentin z. Cani, një vendim i tillë është rutinë, pasi ulja është aq e vogël sa nuk do të jetë e ndjeshme, për kosumatorin, si për biznesin edhe për qytetarin.
Një ditë më parë Banka e Shqipërisë uli koston e parasë me 0.25%, si një masë kjo, e cila do të ndikojë në rritjen e konsumit në vend, në kushtet kur inflacioni është nën kontroll dhe nuk përbën kërcënim.
r.l/NOA
topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/ekonomi/90-ekonomi/27756-cani-vendimi-i-bankes-se-shqiperise-i-vonuar","title":"Cani: Vendimi i Bankës së Shqipërisë, i vonuar","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")