Capello: Pas Anglisë, tërhiqemIsh-trajneri i Milan, Roma, Real Madrid e Juventus pohoi se nuk i intereson bankina e Kombëtares së Italisë.

Publikoje ne:
Fabio Capello nuk do të drejtojë më asnjë skuadër pasi të përfundojë eksperiencën angleze me “Tre luanët”. Lajmin e bëri të ditur vetë trajneri italian për gazetën britanike “The Sun”: “Anglia do të jetë skuadra e fundit që unë do të drejtoj. Shpresoj të arrij deri në finalen e Botërorit 2010”. Ish-trajneri i Milan, Roma, Real Madrid e Juventus pohoi se nuk i intereson bankina e Kombëtares së Italisë.
E Enjte, 17 Shtator 2009