Caritas në Shqipëri, Berisha: Krijohet rrjeti evropian
Qeveria shqiptare e vlerëson si hap të rëndësishëm krijimin e rrjetit evropian për rajonin tonë dhe këndvështrimin që synon në menaxhimin e rreziqeve. Kjo nismë, sipas Kryeministrit Sali Berisha, do të ketë mbështetjen dhe mirëkuptimin e qeverisë shqiptare. Gjatë takimit me përfaqësues të Caritas Evropa, të cilët janë në Shqipëri në kuadër të krijimit të rrjetit të Caritas-eve të Evropës Juglindore për përpalljen e emergjencave në këtë rajon, Berisha vuri në dukje se Shqipëria tashmë është një vend i stabilizuar dhe i kushton vëmendje solidaritetit qytetar, si dhe bashkëpunimit midis shoqërisë civile, komunitetit me qeverinë qendrore e vendore. Këto relacione tashmë janë të garantuara e të institucionalizuara me fonde dhe ligj të veçantë. Në programin dhe veprimin e qeverisë shqiptare do të gjeni përherë një partner të gatshëm për bashkëpunim, - deklaroi z. Berisha. Në takimin me Kryeministrin merrnin pjesë donatorë dhe përfaqësues të Caritas-it evropian, me përfaqësues gjermanë, rumunë, bullgarë, kosovarë, belgë dhe turq. Ata shprehën vlerësimin për kontributin e qeverisë shqiptare në krijimin e një klime mbështetjeje e bashkëpunimi me Caritas-in shqiptar.