Carla Bruni-Petrellas: Nuk do të ekstradoheni!

E përditshmja franceze “Libération” raporton se Bruni bashkë me motrën e saj Valeria, i ka bërë një vizitë në spitalin “Sainte-Anne” për ti thënë: "Kam një mesazh nga burri im, ju nuk do të ekstradoheni".
Vizita , sipas “Liberation” ka zgjatur rreth 30 minuta. "Në fund të takimit tonë i kërkova të ushqehej ose të paktën të konsumonte lëngje ", tha Bruni.
"I kisha folur shpesh burrit tim gjatë këtyre muajve. Nuk mund të lejonim të vdiste kjo grua, situata ishte bërë e patolerueshme dhe e rrezikshme". Carla Bruni ishte takuar edhe dy herë të tjera me Petrella-n.
Në bazë të një vendimi të vetë presidentit francez Sarkozy, ish-terroristja, e dënuar me burgim të përjetshëm në Itali në 1992 me akuzen e bashkëpunimit në një vrasje, nuk do të ekstradohet nga Franca.
Gazeta “Eliseo”, specifikon se kjo u bë vetëm për gjendjen e keqe shëndetësore të saj. Presidenti francez, sipas gruas së tij, ishte takuar shpesh herë me avokatin dhe mjekun psikiatër që kuron gruan dhe ka marrë vendimin për të rishikuar edhe njëherë dekretin e ekstradimit”.
E dënuar që në moshën 14-vjeçare gjatë gjyqit Moro-Ter, që më vonë shkoi në apel ku u dënua më burgim të përjetshëm. Petrella, doli më 1988 për sjellje të mirë por u njoh si fajtore për vrasjen me paramendim të një agjenti policie, për tenativë vrasje, për rrëmbim personi konkretisht të një gjykatësi, për vjedhje me armë dhe për shumë krime të tjera.