Carla Brunit i ofrohet roli në serialin CSI

Londër, 7 gusht - Zonjës së parë të Francës, Carla Bruni i është ofruar roli në serinë kriminalistike “CSI”, transmetoi “Telegraphi” britanik .
Producentët e kanë lutur Carlën që të pranojë rolin, pasi ajo u kishte shkruar krijuesve të këtij seriali se ajo është adhuruese e serialit të tyre.
Carol Mandelson, producente e serialit, tha se është duke u përgatitur për xhirimin e filmit televiziv CSI në kohëzgjatje prej dy orësh në Paris.
"Carl Bruni na ka shkruar se e adhuron serialin tonë”, tha Mandelson. "Me kënaqësi të madhe do t’i ofrojmë rol në filmin tonë CSI gjatë xhirimit në Francë”.
Mbase kjo producente do të pendohet për këtë ofertë pasi të kuptojë se Carla është dashur ta përsëritë 35 herë një skenë në filmin e Wody Allenit, që është duke u xhiruar në Paris. Si kanë treguar të pranishmit, Bruni është detyruar të përsërisë skenën e njëjtë 35 herë sepse vazhdimisht ka shikuar direkt në kamerë, transmeton Telegraphi.