Carnevali ballafaqohet me ekipin, Juvja me plan emergjence, që nesër nis grumbullimi

Disfata në Xhenoa ka detyruar drejtuesit e Juves që të marrin masa drastike. Ditën e sotme administratori i deleguar dhe drejtori i përgjithshëm,
Giovanni Carnevali, i është drejtuar direkt Spalletti-t dhe lojtarëve duke u thënë se situata aktuale është i papranueshme për Juven.
Në këtë ballafaqim është vendosur që prej ditës së premte (30 tetor) të gjithë lojtarët e Juves të grumbullohen në qëndrën stërvitore. Kjo masë është kërkuar nga vetë trajneri, i cili të dielën kundër Napoli-t luan të ardhmen në Torino. A.V.