Casillas PSG dhe Premier League e ndjekin

Disa prej klubeve më të rëndësishme europiane janë duke ndjekur me kujdes konfliktin e mundshëm midis Realit të Madridit dhe Casillasit, me qëllim që të bëjnë për vete shërbimet e 32-vjeçarit.
Sipas të përditshmes sportive “AS”, marrëdhënia e kapitenit me trajnerin Mourinho ka degraduar në mënyrë të vazhdueshme dhe nëse portugezi do të konfirmohet në stol edhe sezonin e ardhshëm, largimi i Casillas mund të jetë i pashmangshëm. Arsenali, që po përgatit një projekt ambicioz dhe një merkato, ku për herë të parë në shumë vjet planifikon të shpenzojë shuma të mëdha, është i pari që ka bërë gati 20 milionë euro. Përveç “topçinjve”, në Premier League janë disa klubet që po ndjekin me shumë interes pozicionin e Casillas, si Manchester City e Liverpool. Megjithatë, nëse Casillas do të jetë në shitje, Paris SG nuk pritet të qëndrojë indiferent, duke përgatitur edhe ai, nga ana e tij, një superofertë.